“ETHET” E FUTBOLLIT
Në kryeqytet po bëhen përgatitje që qytetarët të mund të shohin në shesh kampionatin evropian Euro2024.
Shumë qytetarë të Kosovës ja kanë mësyer Gjermanisë për të parë nga afër ndeshjen, e shumë të tjerë kanë mbetur që atë ta shohin nga ekranet televizive.
Megjithatë shpresa që Shqipëria të arrijë sa më larg mbeten të mëdha.
E kjo qytetare vetëm në ndeshjen më Kroacinë do barazim, por për këtë ka një arsye.
Edhe lokalet janë përgatitur për Kampionat Evropian, madje në ndeshjet e Shqipërisë me ekipet kundërshtare kanë përfunduar pothuaj të gjitha rezervimet.