SAMITI NË SHKUP
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova gjatë fjalimit në Samitin e Shefave të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, që mbahet në Shkup, ka potencuar se krahas të arriturave të deritashme të pakontestuara, jemi dëshmitarë të ngadalësimit të bashkëpunimit rajonal, vecanërisht gjatë viteve të kaluara, sic tha, për shkak të stagnimit të integrimit evropian, infrastrukturës së pamjaftueshme, plakjes demografike dhe largimit masiv të të rinjve.
Sipas Siljanovskës, besimi ndërtohet përmes heqjes dorë të standardeve të dyfishta dhe respektimit të së drejtës, të parimeve të të drejtës ndërkombëtare, duke llogaritur edhe mospërzierjen në cështjet e brendshme të shteteve.
Lidhur me reformat evropiane, sipas Presidentes, rajonit nuk I duhet reorikë e zhveshur për BE-në, por negociata për anëtarësim./tvklan.mk/