Shtëpia e Bardhë për Hunter Biden/ Biden mund t’i ulë dënimin djalit të tij

SHTËPIA E BARDHË PËR HUNTER BIDEN

Shtëpia e Bardhë nuk ka përjashtuar mundësinë që Joe Biden ti ulë dënimin djalit të tij i cili më herët u shpall fajtor për tre vepra penale.Më herët presidenti ka deklaruar se nuk do ta falë plotësisht atë.

Hunter Biden u shpall fajtor nga një gjykatë në Delauer më 11 qershor pasi kishte gënjyer në një formular nëse përdorte drogë kur bleu një pistoletë në vitin 2018.

Ai rrezikon 25 vite burg por babai i tij presidenti Joe Biden ka fuqinë për të lehtësuar dënimin. Kjo mundwsi duket se nuk perjashtohet nga Shtëpia e bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre e cila theksoi se nuk kishte folur me presidentin për uljen e dënimit solli në vëmendje intervistën nga java e kaluar kur Biden deklaronte se nuk do ta falte djalin e tij.

Presidentët e SHBA-së kanë fuqinë për të zbutur dënimet për të pandehurit e dënuar për vepra federale. Ata gjithashtu mund të zgjedhin t’i falin plotësisht, duke i liruar ato. Me shumë gjasa thonë mediat e huaja Biden mund të vendosë të ulë dënimin për djalin e tij por jo ta falë atë plotësisht cka rrjedhimisht do të siguronte lirimin e tij nga burgu.

Ky debat vjen pas Donald Trump I cili gjithashtu u shpall fajtor për disa vepra penale ka deklaruar në intervistat e vet të mëparshme se do ta falë veten nëse rizgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë gjatë zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në nëtor./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share