Osmani: Shkupi po bëhet qendër ku shpëtohen organizatat ndërkombëtare

SAMITI I PBEJL-së

Shkupi sot ështe nikoqir i Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive nga Evropa Jiglindore në të cilin marrin pjesë delegacionet e 13 vendeve pjesëmarrësve të Procesit.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut njëherit edhe nikoqir i Samitit, Bujar Osmani, theksoi se Maqedonia e Veriut ka pasur një kryesim të suksesshëm me SEECP-në, duke shtuar se ka arritur rezultate të rëndësishme.

Sipas tij, më këtë Shkupi dëshmon se po bëhet qendër ku shpëtohen organizatat ndërkombëtare.

“Ne duhet t’i dyfishojmë përpjekjet tona drejt qëllimit përfundimtar: Anëtarësimit në BE të vendeve të SEECP-së që nuk janë anëtare në BE. Zgjerimi i BE-së është një nga projektet më të suksesshme të paqes në kontinentin evropian që sjell vlera të pazëvendësueshme në ndërtimin e shoqërive rezistente dhe arritjen e progresit dhe prosperitetit ekonomik” – tha Osmani.

Në të njëjtën vijë ishte edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, kryesuese e radhës me procesin.

”Tirana do të jetë e percaktuar në arritjen e synimeve per nje treg te përbashket rajonal. Ne kemi vizion te perbashket kolektiv per rajonin qe ta integrojme ate ne BE. Shpresoj qe gjate kryesimit tone do mundohemi te arrijme qellimet tona” – tha Artemis Malo, zv/ministre e Jashtme e Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut mori kryesimin e SEECP-së në korrik 2023 nën moton “Tejkalimi i përçarjeve, ndërtimi i besimit”.

SEECP është nismë rajonale në të cilën janë anëtarë 13 vende: Maqedonia e Veriut, Turqia, Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Rumania, Serbia, Kroacia, Moldavia, Mali i Zi dhe Sllovenia. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share