]Në shënimin e 25-vjetorit të pranisë së KFOR-it në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë për angazhimin e trupave të NATO-s që kanë qenë pjesë vendimtare e historisë së vendit. Gjatë një ceremonie përkujtimore, Osmani ka theksuar rolin jetik të KFOR-it në mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës në periudhën më kritike të saj.
Ajo gjithashtu rimëkëmbi kujtimet e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, një moment që shënoi një kthesë të madhe për vendin dhe që u prit me gëzim të madh nga populli.
“Në 25-vjetorin e Forcave të Kosovës të udhëhequra nga NATO, isha e kënaqur të vizitoja NATO-n dhe të jepja nderimet e mija për ushtarët e KFOR-it që na erdhën në shpëtim në orët tona më të errët.
Kujtojmë gjallërisht momentet kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Çdo lëvizje, shtrëngim duarsh, përqafim dhe shikim rrezatonte vlerësim dhe falënderim. Këto imazhe prekëse janë skalitur në mënyrë të pashlyeshme në themelet e Republikës sonë sot”,ka shkruar Osmani në platformën X.
On the 25th anniversary of the NATO-led Kosovo Force, I was delighted to visit the @NATO_KFOR HQ and pay tribute to the KFOR soldiers who came to our rescue in our darkest hour.
We vividly remember the moments when NATO forces entered Kosovo. Every movement, handshake, embrace,… pic.twitter.com/Cj8d3hNrOX
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 12, 2024