Mickoski: Lloga rrënoi besimin në gjyqësor – Lloga, paraardhësi juaj la “tefterçen” e Gordes dhe gjyqësorin “Svarovski”!

Krenar Lloga ka ulur besimin në gjyqësor dhe për këtë shkak Qeveria e ardhshme që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja do të përpiqet ta përmirësojë – ka theksuar mandatari Hristijan Mickoski, pasi Ministri aktual I Drejtësisë e quajti të keqe propozimin për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor.

“Në vend që të punojë për qytetarët, Lloga ka vendosur që kuadra në Prokurori dhe gjyqësor t`i gjejë në Zajas, e pikërisht kjo rezultoi që besimi në gjyqësor të jetë vetëm 2%” –
deklaroi Mickoski.

I menjëhershëm ka qenë reagimi I Ministrit Krenar Lloga.

Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se Fati i Mickoskit që të bëhet kryeministër që nga viti 2020 ishte midis Zajasit dhe Reçicës së Vogël, sic thotë, ndonjëherë edhe selia e tij ishte aty, prinë e ngrirë para gjykatës. Ndoshta edhe ka patur të drejtë, por atëherë fati, sipas njerëzve të tij, varej në ato koordinata.

“Unë jam përgjegjës për Ministrinë e Drejtësisë që nga data 01.03.2023 dhe përgjegjësia ime është e kufizuar për shkak të faktit që të gjithë ata kuadro me të cilët ju po spinoni, janë të punësuar si pjesë e qeverisjes tuaj nga viti 2006 deri më 2017, disa nga “tefterçja” e Gordes, disa nga gjyqësori “svarovski” të cilin ju e ndërtuat për më shumë se një dekadë. Dhe në fund, sistemi gjyqësor ende nuk mund të ngrihet në këmbë për shkak të njeriut për të cilin ju shërbyet si Sekretar i përgjithshëm, respektivisht njeriut që ju zgjodhi të bëheni kryetar i VMRO-DPMNE. Edhe 1 miliard euro nga ai do t’ju vijë, dhe vizita e parë zyrtare do të jetë nga ana e kujdestarit të tij” – shkruan Lloga në Facebook./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share