Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim mëngjesin e sotëm, homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begajn.
Pasi takimi u zhvillua pa praninë e mediave, e para e shtetit të Kosovës, ka bërë një postim në rrjete sociale.
“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”, ka shkruar Osmani, duke ndarë edhe disa fotografi nga pritja për Begajn.