“Levica”: “Marrëveshja e Majit” antikushtetues, VMRO me dyer të mbyllura faktorizon sundimin e BDI-së në hije!

Lidhja DPMNE-BDI asnjëherë nuk është ndërprerë – thonë përmes një reagimi nga partia ‘Levica” e Dimitar Apasievit.

Sipas tyre, kjo lidhje doli në sipërfaqe, kur deputetët e Frontit Evropian ndihmuan koalicionin VMRO-VLEN-ZNAM që të miratohet Ligji për rorganizimin e Ministrive.

“Joformalisht në opinion doli informacioni se në takimet e pas mesnatës ku janë bërë “pazare” për rregullimin e aparatit shtetëror, kushti për të siguruar shumicën prej 2/3 nga BDI-ja, ka qenë kërkesa për ta bërë të ligjshme të ashtuquajturën “Marrëveshja e Majit”, respektivisht në të ardhmen Qeveria të formohet me shumicë Badenteri midis fituesve të dy blloqeve të imponuara etniko-politike” – thuhet në reagimin e “Levicës”.

Sipas “Levicës” pranimi i këtij propozimi të BDI-së do të thotë zyrtarizimi i konecptit antikushtetues dhe antimaqedonas të shtetit dykombësh të politikës etnotribalistike antievropiane që cënon unitaritetin dhe demokracinë në Reublikën e Maqedonisë.

“Levica” sic thuhet në reagim, ashpër ndan qëndrimin se për kërkesat tendencioze baliste që cënojnë karakterin unitar të shtetit, pa marrë parasysh se nga vijnë – nga BDI apo VLEN, duhet të refuzohen.

Njëkohësisht, “Levica” thotë se në programin e saj parasheh ndalimin e partive etnike, për shkak se, sic thonë, praktikë në të gjitha vendet evropiane është që partitë të formohen në bazë të përcaktimeve ideologjike e jo sipas grupimeve etnike apo religjioze./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share