Në një zhvillim të fundit politik, deputetët e VLEN-it, Rijad Shaqiri dhe Saranda Imeri, kanë deklarar se nuk kanë njohuri dhe detaje në lidhje me Ligjin e Riorganizimit të Ministrive. Gjatë emisionit Klan Debat në Klan Macedonia, Shaqiri ka theksuar se ai nuk ka qenë pjesë e trupit votues për këtë ligj dhe nuk janë të informuar për detajet e tij. Megjithatë, ai ka shtuar se komisioni për çështjet e sinkronizimit të planprogrameve mes VLEN-it dhe VMRO-së ka punuar për harmonizimin e pikave të ndryshme.
“Ne nuk kemë qenë pjesë e trupit votues për Ligjin e Riorganizimit të Ministrive, dhe nuk i dijmë detajet. Mirpo komisioni për çështjet e sinkronizimit të planprogrameve mes VLEN-it dhe VMRO-së kanë punuar për harmonizimin e pikave, dhe për këtë është ardhur në këtë përfundim”, tha Shaqiri
Nga ana tjetër, Imeri ka konfirmuar se trupat negociues kanë qenë në koordinim dhe janë pajtuar për një plan qeverisës të përbashkët. Për çështjet e detajeve të ligjit, Imeri ka sugjeruar që pyetjet të drejtohen tek trupi votues, duke qartësuar se ajo nuk ka qenë pjesë e këtij procesi votimi dhe nuk ka njohuri mbi këtë ligj.
“Normalisht që trupat negocues kanë qenë nëkordinim dhe janë pajtuar, ne e dijmë dhe vetë se VLEN dhe VMRO, kanë krijaur njëë plan qeverisës, që nuk duhet të shifet si aspekt negativ, duke ju dhënë një far rëndësie disa çështjeve tjera, dhe me vetë votimin e opozitës të këtij ligji ne nuk shofim gjë të keqe. Sa i përket ligjit dhe detajeve që kërkoni është pyetje që duhet t’u drejtohet trupit votues, dhe ne nuk kemi qenë pjesë e trupit”, tha Imeri./tvklan.mk/