Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë sonte nëse do të mbështesë apo jo një propozim armëpushimi Izrael-Hamas të përshkruar fillimisht nga presidenti amerikan Joe Biden në fund të muajit të kaluar.
ShBA finalizoi tekstin e saj dje pas gjashtë ditë negociatash mes këshillit 15 anëtarësh, shkruan Sky News.
Nuk është ende e qartë nëse Rusia ose Kina do të lejojnë miratimin e draftit.
Një rezolutë ka nevojë për të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga ShBA, Franca, Britania, Kina apo Rusia për të kaluar.