Futboll/ Miqësorja Çeki – Maqedoni e Veriut

Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë së Veriut në futboll, sot zhvillon ndeshjen e dytë miqësore, kësaj radhe  në Hradec Kralove  përballet me Çekinë, Ndeshja  Çeki – Maqedoni e Veriut fillon në ora 18:00

Në prag të miqësores, seleksionuesi Bllagoja Milevski para gazetarëve theksoi se do të ketë freskime në formacion duke shpresuar se futbollistët do ta japin maksimumin.

“Kur jeni pjesëmarrës në Kampionat Evropian, kjo flet qartë për cilësinë e kundërshtarit. Çekia tregoi se është përfaqësuese cilësore me lojtarë fantastik që luajnë në Premier Ligë, Bundesligë dhe Seria A. Por kanë numër të madh të lojtarëve vendas nga një Ligë cilësore përmes së cilës ndërtojnë bazën e përfaqësueses A. Bëhet  fjalë për një repezentacion të fortë” – tha Bllagoja Milevski.

Kapiteni i reprezentacionit, në këtë ndeshje, portieri Stole Dimitrievski, tha se Çekia është një rival mjaft cilësorë pasi  janë  në mesin e ekipeve  në Euro 2024

“Për ne kjo ndeshje është e fundit miqësore para ciklit të ardhshëm që na pret, ashtu edhe për ata  para  kampionatit  Europian  kështu që ndeshjen e shohim si shumë të rëndësishëm për të formuar lojë stabile për ndeshjet a ardhsshme kualifikuese” – tha Stole Dimitrievski.

Ndeshja Çeki – Maqedoni e Veriut  zhvillohet sot me  fillim në ora 18:00 në stadiumin “Malshoviçka” në Hradec Kralove. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share