Shqiptari i dytë në Parlamentin Evropian, do të jetë Adnan Dibrani

Shqiptari i dytë i zgjedhur në Parlamentin Evropian, është Kandidati i Partisë Socialdemokrate Suedeze, Adnan Dibran.

39 vjeçari me origjinë nga Koshtova e Mitrovicës me familjen e tij jeton dhe vepron në qytetin Varberg të Suedisë.

Ai ka një karrierë të bujshme politike në radhët e socialdemokratëve suedez. Ai deri tani ishte deputet në Parlamentin e Suedisë.

Adnani gjatë 5 viteve të ardhshme do të jetë në Parlamentin Evropian bashkë me Alba Kokalarin, kandidaten tjetër shqiptare nga Suedia që po ashtu fitoi mandatin e eurodeputetes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share