Raporti më i ri i Entit Shtetëror për Statistika tregon se në nivel mujor inflacioni është rritur për 0.9%.
Se çmimet nëpër markete nuk ndalojnë së surprizuari qytetarët, dëshmojnë edhe informacionet e Raportit që thonë se harxhimet për ushqim janë rritur për gati 4%.
Krahasuar me majin e vitit 2023, çmimi bukës dhe drithërave janë rritur për 4.5%, për 2% prodhimet e mishit, për 4% vezët, qumështi dhe djathi.
Kurse çmimet e pemëve po thyejnë rekorde ku brenda një viti janë rritur për 22%.
Të dhënat e raportit të Entit për Statistika thonë se transporti është rritur për 10%, harxhimet për rekreim dhe kulturë mbi 5%, kurse shërbimet hotelerike për 8.5%.
Banka Popullore tashmë njoftoi se turbulencat me inflacionin pritet të stabilizohen deri në fund të vitit.
Kompetentët vlerësojnë se në periudhën e ardhshme çmimet do të jenë stabile, por paralamërojnë se edhe më tej ekzistojnë rreziqe për inflacionin për shkak të zhvillimeve globale.
Të dhënat për lëvizjen e inflacionit vijnë në kohën kur një familje katëranëtarëshe, me dy paga minimale, nuk mund të mbulojë nevojat themelore gjatë një muaji.
Sipas llogarive të Lidhjes së Sindikatave, një familjeje katëranëtarëshe I duhen mbi 1.000 euro për ta kaluar muajin. Rreth 22.000 denarë nga kjo shumë shkojnë për ushqim dhe pije. /tvklan.mk/