Formula1: Mercedes surprizon në Kanada, Russell siguron “pole position”

Piloti britanik i Mercedes, George Russell, siguroi sot në mbrëmje “pole position” në pistën e Montreal, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1. Ai dha kohën 1’12”000, duke e nisur garën e nesërme (ora 20:00) nga vendi i parë.

Kjo është hera e parë këtë sezon që Mercedes siguron “pole”, duke befasuar në pistë me paraqitjen e tij. Interesant fakti se të njëjtën identike kohë dha edhe Max Verstasppen me Red Bull, por u rendit i dyti dhe do ta nisë nesër garën nga vija e parë e startit.

Në vijën e dytë të nisjes do të jenë dy makinat McLaren, me Lando Norris (i treti) që la pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri. Zhgënjeu në këto prova makina Ferrari, që u rendit në vendet 11-12 me dy pilotët e saj, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, një paraqitje shumë e dobët.

Në “top-10” makinat më të shpejta sot u renditën edhe Daniel Ricciardo (i pesti), Fernando Alonso (i gjashti), Leëis Hamilton (i shtati), Yuki Tsunoda (i teti), Lance Stroll (i nënti) dhe Alexander Alvon (i dhjeti). Gjithsesi, pilotët ishin pranë njëri-tjetrit për sa i përket kohëve.

Jashtë më të mirëve edhe Sergio Perez me makinën tjetër Red Bull, që u rendit në vendin e 16-të, duke zhgënjyer pak ditë pas rinovimit. Nesër në garë mund të ketë surpriza me reshjet e shiut, që sot munguan por gjatë garës mund të jenë të pranishme./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share