Klan Debat/ Analistët: Situatë e tensionuar deri në zgjedhjet lokale!

Situata e sigurisë në vend do të jetë e tensionuar deri në zgjedhjet e ardhshme lokale – tha mbrëmë në Klan Debat, Eksperti I Sigurisë, Aleksandar Iliev, duke komentuar Deklaratën Politike të Frontit Evropian.

“Në Zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbyllet cështja se kush është përfaqësues legal apo legjitim, për shkak se sërish do të kemi zgjedhje dhe do të shihen shifrat. Situata e sigurisë në vend është përkeqësuar për shkak të kontekstit rajonal, por përplasja Fronti – VLEN nuk do të prodhojë pasoja për sigurinë. Është e drejtë legjitime e Frontit Evropian t`i shfrytëzojë veprimet demokratike dhe partitë tjera nuk duhet ta kundërshtojnë këtë”, tha Aleksandar Iliev.

Por, analisti Albert Musliu, vlerëson se tema e legjitimitetit është imponuar nga shifrat e zgjedhjeve. Sipas, tij narativi zgjedhor ka ndikuar që të tensionohet situata politike.

“Çizmet” në këtë fushatë parazgjedhore përmendi vetëm një lider – ai I “Levicës”. Nuk besoj se BDI-ja do të merret me “Levicën”. Nëse vazhdohet me këtë narrativ, do të paraqitet një faktor I ri politik shqiptar që do të ketë kundër narrativ. Kush vendos se kush nga Shqiptarët do të jetë në Qeveri, qytetarët apo mandatari. Nuk besoj se do të ketë probleme, por nuk përjashtohet si mundësi”, tha Albert Musliu.

Duke komentuar situatën e sigurisë, analisti Lulzim Farizi potencoi se për dallim nga Kosova dhe Serbia që janë jashtë NATO-s, në vendin tonë situata është ndryshe.

“Tek ne nuk besoj se situata mund të del jashtë kontrollit. Pakënaqësia e BDI-së mund të krijojë disa manovra politike. Të presim të kalojnë 100 ditë Qeveri, nëse situata nuk përmirësohet duhet të reagohet. Për herë të parë, publikisht faktori ndërkombëtar nuk është implikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në negociatat për formimin e Qeverisë, por ua dha shanisn që vet ta bëjnë këtë”, tha Lulzim Farizi.

Analistët në Klan Debat shfaqën bindje se Qeveria që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja ka skenare për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë.

Sipas ekspertit të sigurisë, Aleksandar Iliev, një nga këto skenare është shfuqizimi i Balancuesit, sic thotë, si mënyrë që VMRO-DPMNE t`i miratojë ndryshimet kushtetuese, por pa zhgënjyer elektoratin e tyre./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share