Ukraina godet Rusinë me armë perëndimore

Një sulm i ri tokësor rus në rajonin e Kharkivit është ndalur. Kjo ndodhi pasi ushtria ukrainase mori autorizim për t’i përdorur armët e ofruara nga aleatët për të goditur objektiva ushtarakë brenda territorit rus

Në një tjetër episod, ku armët amerikane rezultuan të suksseshme ishte kur ushtria ukrainase shkatërroi një autokolone që po i afrohej kufirit në rajonin rus Kursk. Fillimisht u goditen dy mjetet e para dhe më pas fundi i autokolonës.

Të paktën 8 nga 15 automjetet në kolonë u shkatërruan nga ushtria ukrainase e cila përdori gjithashtu edhe në këtë sulm armët amerikane. Videoja që qarkullon në platformën X tregon momentin kur dronët ukrainas përplasen me kolonën në rajonin Kursk të Rusisë. Pamjet me dron nga ajri tregojnë se si kolona ushtarake u përpoq të shpërndahej ndërsa dronët kamikaze ukrainas vazhduan t’i godasin. Më pas një kamion ushtarak shpërthen teksa goditet gjatë sulmit.

Ushtria ukrainase bëri të ditur se shkatërroi sistemet raketore S-300 dhe S-400, pa specifikuar se sa. Rusia ka përdorur sistemet, të dizajnuara fillimisht për të rrëzuar avionët, për të bombarduar qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, i cili është vetëm 45 milje nga Belgorod. Për muaj të tërë, ndalimi kishte qëndruar si një vijë e kuqe që administrata Biden nuk do ta kalonte nga shqetësimi për rritjen e tensioneve me një komb të armatosur me armë bërthamore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share