Tenisti italian Jannik Sinner do të jetë nga dita e hënë numri 1 në botë për meshkuj. Ai ka zbritur nga froni serbin Novak Djokoviç, që u tërhoq nga grand slam i Roland Garros për shkak të dëmtimit. Për pasojë, Djokovic nuk mbron dot vendin e parë, duke ia liruar vendin Sinner.
Italiani fitoi ndaj bullgarit Grigor Dimitrov, me rezultat 3-0 në sete 6-2, 6-4, 7-6) duke siguruar një vend në gjysmëfinale. Fitore që e kualifikon mes 4 më të mirëve dhe e ngjit në krye. Ai do të përballet me spanjollin Carlos Alcaraz (numri 3 në botë), që mundi gjermanin Alexander Zverev me rezultatin 3-0 në sete 6-3, 7-6 dhe 6-4).
Në kategorinë e femrave nuk po ndodhë anjë surprizë, polakja Iga Swiatek, që është numri 1 në botë, mundi me lehtësi 2-0 në sete 6-0 dhe 6-2, çeken Marketa Vondrousova, duke avancuar në gjysmëfinale. Përballë saj do të jetë tenistja amerikane Cori Gauff, që mposhti me përmbysje tenisten nga Tunizia Ons Jabeur me rezultat 2-1 në sete 4-6, 6-2 dhe 6-3.