Në një seancë të mbajtur përpara panelit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA ish-eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci është pëplasur me ligjvënësit republikanë lidhur me origjinën e pandemisë së COVID-19. Debatet u zhvilluan për izolimin gjatë pandemisë, maskat me detyrim si dhe vaksinimin.
Ish-eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci ka mohuar kategorikisht teorinë se COVID-19 e kishte origjinën nga një rrjedhje laboratorike në Kinë. Pwrpara panelit të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA ai u tha ligjvënësve se kurrë nuk ka ndikuar në kërkimet mbi origjinën e virusit.
Ai pwrswriti atw qw kishte thwnw edhe gjatw njw senace nw janar se beson se origjina më e mundshme e pandemisë ishte transmetimi nga kafsha te njeriu. “Unë kam qenë gjithashtu shumë, shumë i qartë dhe kam thënë shumë herë, se nuk mendoj se koncepti i laboratorit është teoria më e besueshme, në thelb është një teori konspirative,” u shpreh ai.
Fauci këtë herë u përplas me ligjëvënësit republikanë edhe për izolimin gjatë pandemisë, maskat dhe vaksinimin, por edhe pwr besueshmërinë e agjencisë që ai drejtonte, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë. Muajin e kaluar, nënkomisioni i Dhomës së Përfaqësuesve zbuloi disa emaile qw kishin lidhje me mënyrat për t’iu shmangur ligjeve mbi të dhënat publike.
Ish-eksperti ka thënë prej kohësh publikisht se ka qenë i hapur ndaj të dyja teorive, por sipas tij ka më shumë prova që mbështesin origjinën natyrore të COVID-19 ndërsa mohon se e ka përdorur emailin e tij personal për punë qeveritare.
Shumë shkencëtarë besojnë se virusi ka shumë të ngjarë të jetë shfaqur në natyrë dhe ka kaluar nga kafshët tek njerëzit, ndoshta nga një treg në Wuhan dhe nuk ka prova shkencore që mbështesin teorinë se virusi mund të ketë rrjedhur nga një laborator. Ndërkohë një hetim i fundit zbuloi se qeveria kineze bllokoi përpjekjet për të gjurmuar burimin e virusit, në javët e para të shpërthimit të pandemisë.
Republikanët kanë akuzuar gjithashtu Faucin se ka gënjyer Kongresin kur ai mohoi në maj të vitit 2022, se agjencia e tij kishte financuar një proces kërkimor, në një laborator të Ëuhanit, mbi ndikimin e mundshëm të një virusi në botën reale. Ai foli gjithashtu për ngacmimet dhe kërcënimet me vdekje që ai dhe familja e tij kanë marrë pasi u fyen nga shumë ligjvënës republikanë për qëndrimet e tij pandemike dhe përkrahjen e vaksinave kundër COVID.