Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend

Maldivet thonë se do të ndalojnë hyrjen e izraelitëve në mes të zemërimit publik në arkipelagun me shumicë myslimane për luftën në Gaza.

Zyra e presidentit të Maldiveve, Mohamed Muizzu tha se kabineti i tij kishte vendosur të ndryshojë ligjet për të parandaluar hyrjen e mbajtësve të pasaportave izraelite në vend dhe do të krijojë një nënkomision për të mbikëqyrur procesin, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se presidenti do të emërojë një të dërguar special për të vlerësuar nevojat palestineze dhe për të nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share