Drama në regji të Ali Ahmetit që u shfaq sot në Tetovë është vetëm demonstrim frike nga humbja e privilegjeve – thotë në reagimin në Facebook një nga krerët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti.
Sipas tij, Qëllimin e kanë një: dëshpërimisht të mbrojnë humbjen e pushtetit, kolltuqet, qëllim i kamuflluar me patriotizma e folklorizma.
IZET MEXHITI – FB
VLEN është faktori i ri legjitim i cili do t’i përfaqësojë shqiptarët. Ne do ta çlirojmë sistemin nga kjo kastë e korruptuar dhe do të hapim mundësinë për njerëz të rinj, kompetent dhe me energji për t’i kontribuar kauzës tonë kombëtare. Për fund, askush të mos ketë dilema: PËRGJEGJËSI DO TË KETË! Ali Ahmeti me shokë s’e kanë fare dertin e legjitimitetit, se e dijnë se që moti e kanë humbur atë.
Izet Mexhiti në postimin në Facebook thotë se ka ardhur koha që shfaqjet sikur e sotmja në Tetovë t’i ulin perdet. /TvKlan.mk