Serbia arreston një kosovar në Merdarë

Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se një person i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë është arrestuar të shtunën në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Ministria e Punëve të Brendshme i Serbisë ka bër të ditur se sot pasdite në Merdarë është arrestuar një person i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.

Sipas njoftimit, është arrestuar kosovari Tefik Mustafa, “që ishte përmendur në një rast të kidnapimit të policëve” më 19 qershor, 1999 në rrugën Prishtnë-Gjilan.

Mustafa thuhet se do të dorëzohrt te Zyra e Prokurorit për Krime Lufte.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share