Shtetet jugore të Bavarisë dhe Baden-Württemberg janë përmbytur, duke shkaktuar plasje digash nga reshjet e dendura të shiut. Në këtë zonë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Banorëve në shtetet e Gjermanisë jugore të Bavarisë dhe Baden Württemberg u është kërkuar të jenë të kujdesshëm, madje disa prej tyre janë evakuuar, mes stuhive të vazhdueshme.
Në Augsburg gjithashtu është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit.
Niveli i ujit pritet të vazhdojë të rritet ndjeshëm në orët në vijim. Prej ku raportohet se komunitetet e Fischach dhe Langenneufnach do të preken veçanërisht.
Përmbytjet statistikisht ndodhin vetëm çdo 50 deri në 100 vjet.