Klan Debat/ Retorika zgjedhore: Bytyqi – jam kërcënuar me vrasje!

Fatmir Bytyqi nga LSDM për gjatë emsionit Klan Debat ka bërë të ditur ekskluzivisht se gjatë fushatës zgjedhore ka marrë kërcënime me jetë, për çka është dorëzuar edhe kallëzim në MPB.

Duke diskutuar për retorikën në fushatën zgjedhore, ai iu drejtua Bojan Stojanovskit nga VMRO DPMNE:

“Një zëvendëskryeministër që është ulur pranë jush, dy ditë radhazi, kur në fushatën tuaj ju rikthyet parullat e viteve të 90-ta, në të cilat unë dhe fëmija im thirreshim se duhet të vritemi, kjo ndodhi për shkak të jush dhe fushatës suaj”, tha Fatmir Bytyqi.

Ndërkaq, Bojan Stojanovski nga VMRO DPMNE tha se, nuk ka njohuri për kërcënimet që i janë drejtuar Bytyqit.

“Nuk e di, nuk kam dëgjuar. A ka ndodhur për diçka tjetër, ndoshta për shkak të ndonjë detyrimi të papërfunduar ndaj një kompanie nga Manastiri. Nëse keni denocuar, do të shohim dhe organet do ta zbardhin rastin në mënyrë adekuate”, tha Bojan Stojanovski.

Gjatë këtij debati u fol edhe për ndryshimet kushtetuese. Boban Karapejovski nga Lëvizja ZNAM thotë se, nuk e kanë ndryshuar qëndrimin rreth kësaj çështje, përkatësisht ai tha se nuk mund t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese në këtë formë që janë propozuar.

“Kryetari ynë Maksim Dimitrievski gjatë fushatës propozoi që ndryshimet kushtetuese të hyn në fuqi pas anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, me çka do të sigurohet që të mos ketë kërkesa të reja nga pala bullgare. Ne qëndrojmë për parimin e reciprocitetit”, tha Boban Karapejovski.

Ndërkaq, E majta është kundër ndryshimeve kushtetuese. Deputeti Sashko Jançev nga kjo parti, kritikoi partitë maqedonase që po zhvillojnë negociata për koalicion qeveritar, se po paralajmërojnë ndryshime kushtetuese të kushtëzuara.

“Kemi partner të koalicionit të partisë më të madhe në Kuvend që koalicionojnë dhe në programin e tyre paralajmërojnë një ndryshim të ri tradhtar të kushtetutës që të vazhdojnë atë rrugë evropiane. DPMNE turpësisht thotë ndryshime të kushtëzuara”, tha Sasho Jançev.

Stojanovski nga VMRO-DPMNE u shpreh i bindur se amendamentet e kushtëzuara kushtetuese nuk do të ndodhin.

Ndërkaq Bytyqit tha se, ky do të jetë mashtrimi i parë zgjedhor që do ta shohin qytetarët, që do të ketë ndryshime kushtetuese dhe bullgarët do të jenë në Kushtetutë./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share