Jovan Mitreski ia ka dorëzuar sot pasdite postin e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashit dhe e ka uruar për zgjedhjen.
Pas marrjes së detyrës së re, Gashi i falënderoi qytetarët dhe deputetët që e mbështetën.
“Unë personalisht do të sigurohem që ta ngremë Kuvendin në një nivel më të lartë, për të qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, tha Gashi, duke paralajmëruar bashkëpunim me të gjitha partitë politike.
Ndërsa Mitreski i uroi Gashit suksese në punën e tij.
“Në mënyrën më demokratike dua të respektoj vullnetin e shumicës së udhëhequr nga VMRO-DPMNE që Afrim Gashi të zgjidhet kryetar i Kuvendit dhe në të njëjtën kohë ta përgëzoj. I uroj suksese në punën e tij dhe Kuvendit në tërësi, përfshirë të gjithë deputetët”, tha Mitreski.