Enti Shtetëror i Statistikave bëri të ditur se në vitin 2023, numri i studentëve të diplomuar është zvogëluar në krahasim me vitin 2022.
Sipas të dhënave të ESHS-së të marra nga raportet e dorëzuara, në vitin 2023 në shkollat dhe fakultetet e larta profesionale kanë diplomuar 7422 studentë të nivelit universitar, që është një rënie prej 0,81 për qind krahasuar me vitin 2022.
Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 6043 ose 81,4 për qind janë studentë me kohë të plotë dhe 1379 ose 18,6 për qind studentë me kohë të pjesshme. Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 64.8 për qind janë femra të diplomuara.
Tridhjetë e shtatë për qind u diplomuan brenda afatit, dhe 63 për qind pas afatit./Telegrafi/