Apasiev sfidon Mickoskin/ Mickoski: Deklaratat e Apasievit nuk i’a vlen të komentohen 

Kreu i Partisë e majta sot para fillimit të seancës për konstituimin e kuvendit sfidoi Mickoskin se do ta mbështes pa kushte, vetëm e vetëm që kryetari i Kuvendit të mos jetë shqiptar. Mickoski tha se nuk ia vlen të komentohen deklaratat e Apasievit.

Kryetari i partisë e Majta Dimitar Apasiev i prerë se nuk do të mbështes kandidatin shqiptar për kryetar të Kuvendit, duke u arsyetuar se është “jokushtetuese të flasësh gjuhë tjetër pos gjuhes maqedone kur kryeson seancën”. Ai madje i ofroi mbështetje pa kushte kreut të VMRO-DPMNE-së për siç u shpreh vetëm e vetëm të mos kosovarizohet sërish Kuvendi i Maqedonisë.

“Ne do të japim mbështetje që të mos jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit shqiptar, ja hapur i bëjmë thirrje Mickoskit që do ta mbështesim pa kushte, vetëm e vetëm që të mos kosovarizohet sërish Kuvendi i Maqedonisë”, tha Dimitar Apasiev.

Lidhur me oferët që Apasiev ja ofroi Liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ky i fundit u përgjigj se Apasiev më herët ka pasur ofertë nga VMRO-DPMNE për t’iu bashkuar unitetit kombëtar maqedonas.

“Dimitar Apasiev kishte një ofertë blanko për t’iu bashkuar unitetit kombëtar maqedonas, ai vendosi të fokusohet më shumë në hartimin e planeve se ku do ta shijojë verën, nëse në hurgadë, apo në ndonjë plazh tjetër grek”, tha Mickoski.

 Mbështetje për kryetarin e kuvendit shqiptarë shprehen edhe partia e Maksim Dimitrievskit duke njoftuar sese pesë deputetët e partisë së tij do të votojnë për Afrim Gashin, nëse ai propozohet për kryetar të Kuvendit./tvklan.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share