Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit deklaroi se pret që propozimi që Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit të mbështetet nga të gjithë ata që kanë nënshkruar që ai të jetë personi i parë i shtëpisë ligjvënëse.
Lidhur me deklaratën e liderit të së Majtës, Dimitar Apasiev, se do të japë mbështetje blanko për projektet nëse Afrim Gashi nuk bëhet kryetar, ai u përgjigj se Apasiev më herët ka pasur ofertë nga VMRO-DPMNE për t’iu bashkuar unitetit kombëtar maqedonas.
“Dimitar Apasiev kishte një ofertë blanko për t’iu bashkuar unitetit kombëtar maqedonas, ai vendosi të fokusohet më shumë në hartimin e planeve se ku do ta shijojë verën, nëse në hurgadë, apo në ndonjë plazh tjetër grek”, tha ai.