Ibrahimi në Klan M: Nuk jam penduar për deklaratat e mia ndaj Mexhitit dhe Ganiut, u bashkuam për ta çuar BDI-në në opozitë…

I ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia, Zeqirija Ibrahimi nga VLEN tha se pavarësisht akuzave që ka pasur ndaj Visar Ganiut dhe Izet Mexhitit nuk është penduar.

“Unë nuk ka ndryshuar deklarata për Izet Mexhitin dhe Visar Ganiun, nuk i kam rënë pishman për ato deklarata për betonizimin e Cairin. Kauza jonë këtë herë ishte që BDI-në ta çojmë në opozitë”, deklaroi Ibrahimi.

Ai shtoi se dikur ishin kundërshtarë politik ndërsa sot janë bashkëpunëtorë në VLEN.

“Këto deklarata janë thënë në kohe fushate, sepse kishim opponent politik aso kohe Visarin dhe Izetin ndaj nuk mund të prisni që unë t’i kem lavdëruar ato. Tashmë ne po flasim për bashkëqeverisje, jemi bashkë pjesë e VLEN-it që po e dergojmë BDI-në në opozitë”, tha Ibrahimi. /TvKlan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share