Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se janë shpëtuar tre personat të cilët bashkë me një fëmijë 7-vjecar kishin gabuar rrugën dhe kishin humbur në rajonin malor të Velesit.
Tre personat bashkë me 7-vjecarin, gjatë një operacioni të QMK-së, ishin shpëtuar mbrëmë vonë pas mesnate.
Ekipeve të QMK-së u janë bashkuar edhe vullnetarë nga Velesi, të cilët afër Katllanovës janë lëshuar në lumin Pçinja, për t`i transferuar viktimat në anën tjetër lumit afër autostradës Shkup – Veles.
Pjesë e misionit të shpëtimit ka qenë edhe Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.
“Diku rreth orës 01.00 pas mesnate ekipi I shpëtimit mbërriti në vendngjarje dhe me varkë përmes lumit I dërguan në anën tjetër të bregut dhe përmes një kodre u ngjitëm afër autostradës ku I kishin makinat e tyre dhe vazhduan rrugën të sigurtë”, tha Stojançe Angelov.
Sipas Angelovit, tre personat të moshës 35, 29 dhe 18 vjec, bashkë me fëmiun 7-vjecar kishin humbur rrugën pasi kishin ndjekur GPS-në. Ndihmë kanë kërkuar në numrin unik 112. /tvklan.mk