Vuçiq: RMV-ja më zhgënjeu – pavarësisht se e bëri pjesa shqiptare e Qeverisë!

Aleksandar Vucic, Serbia’s president, during a panel session on day three of the World Economic Forum (WEF) in Davos, Switzerland, on Thursday, Jan. 19, 2023. The annual Davos gathering of political leaders, top executives and celebrities runs from January 16 to 20. Photographer: Stefan Wermuth/Bloomberg via Getty Images

REZOLUTA PËR SREBRENICËN

“Perëndimi kolektiv përgatiti “stuhi të përkryer” kundër Serbisë”.

Në këtë mënyrë Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka përshkruar në prononcimin e parë për mediat serbe, pas kthimit nga Njujorku, miratimin e Rezolutës së OKB-së për Srebrenicën.

Vuçiqi, gjatë një interviste për Tv Prva të Serbisë, tha se nuk ka qenë i surprizuar nga vendimi i Malit të Zi që të votojë “pro” Rezolutës, por duket se është zhgënjyer shumë nga Maqedonia e Veriut apo sic e quan ai, pjesa shqiptare e Qeverisë.  

“Më shumë më goditi RMV-ja. Pavarësisht rrëfimeve se bëhet fjalë për qeveri paraprake. Miqtë e mi do të thonë se kemi bërë ne, por pjesa shqiptare e Qeverisë. Do të kemi lloj-lloj arsyetime. Kam investuar shumë në raportet me vëllezërit në Maqedoni, për ne gjithmonë do të mbeten vëllezër. Por, kjo sjellje e Maqedonisë nuk është korrekte dhe u dëshmua se Greqia pati më shumë kurriz se Maqedonia” – tha Vuçiq.

Nga ana tjetër, Zv/Kryeministri serb, Ivica Daçiq, pretendon se votimi i Rezolutës për Srebrenicën është bërë për arsye politike apo sic thotë, që perëndimi të “amnistojë” veten nga veprimet e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

“Perëndimit I duhen këto Rezoluta për ta arsyetuar veten për shkak të veprimeve të viteve të 90-ta në hapësirat tona, ta arsyetojnë agresionin në vitin 1999, për të thënë se serbët janë fajtorë për shkatërimin e Jugosllavisë dhe kriminelët e vërtetë” – tha Daçiq.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se nuk do të dërgojë notë proteste për Podgoricën dhe Shkupin, duke u bërë thirrje, sic tha, popujve në Ballkan që të bisedojnë mes tyre, e jo t`ua mbajnë dokumentet Gjermanisë dhe vendeve tjera të perëndimit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share