Liqeni i Batllavës pritet të bëhet me zip-line

Liqeni i Batllavës do të bëhet me një zip-line në të ardhmen.

Kështu ka thënë Komuna e Podujevës në një njoftim për media në lidhje me takimin që kryetari Shpejtim Bulliqi, zhvilloi gjatë ditës së sotme me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP në Kosovë, Nuno Queiros.

“Gjatë këtij takimi biseduan për projektet që janë duke u realizuar dhe po realizohen në Komunën e Podujevës, ku theks të veçantë i kushtoi projektit të Zip Line që planifikohet të realizohet në Liqenin e Batllavës”, u tha në komunikatë, raporton Klankosova.tv.

Se kur pritet të realizohet ky projekt, nuk janë dhënë detaje në këtë njoftim. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share