Shembet dyshemeja, 4 të vdekur dhe 16 të plagosur në Spanjë

4 persona kanë ndërruar jetë dhe 16 të tjerë janë plagosur pas një incidenti të ndodhur në një ndërtesë 2-katëshe në ishullin spanjoll Majorca.

Lajmin e kanë konfirmuar shërbimet lokale të urgjencës. Dyshohet se janë bllokuar dhe persona të tjerë në ndërtesën e shembur. Incidenti thuhet se ka ndodhur rreth orës 21:30 me orën lokale të enjten mbrëma.

Në lokalin e ndërtesës u shemb dyshemeja duke bërë që njerëzit të binin në bodrumin poshtë, ku kishte klientë si dhe staf punonjësish. Një zjarrfikës e përshkroi skenën si makth. Ai shtoi se kur ekipi i tij mbërriti, njerëzit po qanin dhe bërtisnin ndërsa qëndronin rreth rrënojave.

Shefi i zjarrfikësve në Palma, Eder García, tha për mediat lokale se shumica e të prekurve nga kolapsi ishin të huaj dhe turistë. Një zëdhënës i policisë lokale tha për gazetarët se ballkoni mund të jetë shembur për shkak të peshës së tepërt të vendosur mbi të, por theksoi se shkaku i saktë është ende duke u hetuar.

Për ngjarjen e rëndë, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave. Ai tha se po ndiqte nga afër të gjitha zhvillimet e fundit dhe qeveria e tij ishte e gatshme të dërgonte të gjithë ndihmën e nevojshme./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share