Burime nga Drejtoria për Zgjerim në KE vlerësojnë se 6 muajt e ardhshëm janë vendimtarë për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Mesazhet nga ekipi i Borellit për ndryshimet kushtetuese janë të njëjta dhe ka mundësi që Shqipëria të shkëputet në këtë proces.
BE-ja është plotësisht e vetëdijshme për qëndrimin e Qeverisë së ardhshme që do ta udhëheq VMRO-DPMNE-ja lidhur me ndryshimet kushtetuese, por nuk shohin rrugë për ndryshim apo anashkalim të obligimit që tashmë e ka marrë Qeveria e kaluar.
“Nuk ka rrugë të shkurtër, plan B”, thonë burimet në Drejtorinë e Zgjerimit dhe shtojnë se 6 muajt e ardhshëm janë vendimtarë.
Nëse qeveria fillon një proces për të rinegociuar konsensusin tashmë të arritur midis të gjitha vendeve anëtare të BE-së, ata janë të shqetësuar se do të humbasë koha e çmuar.
“Nëse i kthehemi rinegocimit, Shqipëria do të ndahet gjatë rrugës, ne nuk e duam këtë”, thonë burime diplomatike në Drejtoria.
Të njëjtat mesazhe për ndryshimet kushtetuese ka edhe Shërbimi Diplomatik i BE-së (EEAS), i cili drejtohet nga Borrell.
“Gjeopolitika krijon vrull, duhet frenuar”, thonë diplomatët e këtij shërbimi dhe shtojnë se askush nuk mund të japë garanci se nuk mund të ketë bllokada të reja gjatë negociatave.
Ata vlerësojnë se tani është më e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të fillojë procesin dhe të hapë grupin e parë me kapitujt për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
BE-ja rikujton gjithashtu se Marrëveshja e Prespës është ndër kriteret politike për Maqedoninë e Veriut dhe duhet të zbatohet në vazhdimësi.
/Telegrafi/