Izet Mexhiti nga koalicioni “VLEN” në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në këto zgjedhje u thye dhe miti i fundit se nuk mund të ketë qeveri pa Ali Ahmetin.
“Ky do të jetë miti i fundit, sepse shqiptarët mendojnë 20 vite ky ka qenë në qeveri dhe është e patjetërsueshme që të jetë. Kur do ta shohin se nuk do të jetë më do thyhet miti i fundit për Ahmetin”, u shpreh Mexhiti.
Duke folur për rezultatin në Çair, ku fitore ka arritur koalicioni VLEN, tha se nëse hiqen votat e komuniteteve, mendon që në mënyrë absolute është fitues në vendbanimet shqiptare.