“The Rock” nuk njihet në transformimin e fundit që bëri për një rol

Dwayne Johnson ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram pamje nga xhirimet e filmit “The Smashing Machine”. Në film ai luan mundësin e njohur Mark Kerr dhe për t’i ngjarë atij bëri disa ndryshime.

Johnson ka vendosur paruke, pasi Kerr ka flokë të zinj. Gjithashtu, atij i është dashur të vendosë proteza në fytyrë, për t’iu afruar imazhit të jashtëm të mundësit veteran. Shumë prej ndjekësve të aktorit komentuan ngjashmërinë mes dy meshkujve dhe ndryshimin e suksesshëm në pamjen e aktorit.

Filmi A24 shpalos historinë e luftëtarit legjendar MMA, i cili luftoi me varësitë dhe martesën e tij, ndërsa u shndërrua në një ikonë të sportit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dwayne Johnson (@therock)

Lexo gjithashtu
Total
0
Share