Moti i lig që kaploi Serbinë rreth orës 17.00 shkaktoi vdekjen e një gruaje në qytetin e Somborit.
MPB-ja serbe njoftoi se ajo ka marrë plagë vdekjeprurëse pasi druri kishte rënë mbi makinën e saj
Autoritetet serbe kanë bërë thirrje për kujdes maksimal nga qytetarët, kurse alarme ka ngritur edhe Enti Hidrometereologjik në Serbi, pasi në disa rajone meteo-alarmi është ngritur në nivelin maksimal – në atë të kuqe.
Moti I lig ka kapluar edhe rajonin e Novi Pazarit, që ka shkaktuar ndërprerjen e rrymës elektrike.
Njoftimet nga ky qytet thonë se reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe breshërit kishin rënë pandërprerë me orë të tëra.