Trajneri brazilian i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho Mendes ka marrë pasaportë shqiptare.

Sylvinho do të betohet si qytetar i Lushnjes, që do të thotë se gjendjen civile do ta ketë në Lushnje.

Gazetarja e Tv Klan në Lushnje, Anila Sefa, raporton se Sylvinho do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti.

I pranishëm në aktivitetin e betimit të tij është i pranishëm ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.

Në fund të vitit 2013, Presidenti Begaj shpalli dekretin për dhënien e pasaportës shqiptare për trajnerin Sylvinho. Ndërkohë që sot tekniku i kombëtares shqiptare ka udhëtuar drejt Lushnjes për të kryer procedurat zyrtar dhe regjistrimin e tij si banor i Lushnjes.

Në këto kushte, Shqipëria do të paraqitet në Kampionatin Europian në Gjermani me një trajner shqiptar.