Më shumë ankesa për orientimin seksual – ulen për përkatësinë etnike dhe fetare!

KOMISIONI ANTI-DISKRIMINIM

Komisioni për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Diskriminimit në vitin 2023 ka shqyrtuar 523 ankesa apo mbi 100% më shumë se në vitin 2022 – thuhet në Raportin Vjetor të Komisionit.

Ankesat që janë dorëzuar në Komisioni për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Diskriiminit kanë qenë nga fusha e marrëdhënieve të punës, mosqasjes nëpër media, arsimi dhe shërbimet e mira.

Bazat e diskriminimit kryesisht janë orientimi seksual dhe identiteti gjinor por edhe përkatësia kombëtare dhe etnike.

“Krahasuar me vitin 2022, shënojmë trendin e uljes së diskriminimit në bazë të përkatësisë kombëtare dhe etnike. Mirëpo, kemi rritje të rasteve të diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor” – tha Igor Jadrovski, KMPD.

Edhe pse implementimi i Rekomandimeve të Komisionit shkon drejt 70%, u tha se duhet të shënohet progress situate me procedurat e kallëzimeve, për cka duhen ndryshime ligjore.

Nga Komisioni Anti-Diskriminim janë ankuar edhe për buxhetin e zvogëluar dhe kuadrin e pamjaftueshëm. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share