Finalja e 15-të e Europa League

Impanti “Dublin Arena” në Irlandë do kurorëzojë kampionin e parë të këtij sezoni në kompeticionet e UEFA-s. Në këtë stadium do të luhet finalja e madhe e 15-ta në histori e UEFA Europa League. Një takim që premton spektakël, pasi përball dy skuadra simpatike të këtij edicioni, si Atalanta e Berat Gjimshitit dhe Bayer Leverkusen i Granit Xhakës.

Bergamaskët mund të bëhen skuadra e parë italiane që fiton turneun që kur u pagëzua me këtë emër, teksa kundër tyre do të vendosen skuadra më në formë e momentit.

51 ndeshje pa humbje në këtë sezon fenomenal për Leverkusen në kërkim të tripletës së famshme të titujve. Pas Bundesligës, gjermanët synojnë edhe fitimin e Europa League, por edhe atë të Kupës së Gjermanisë. Si Gasperini ashtu edhe Alonso do të ketë pak dilema për formacionin që do të hedhin në fushë, pasi kanë në dispozicion lojtarët më të mirë.

Hajmali për Atalantën do jetë padyshim nëse Skamaka, pasi kur ai shënon italianët nuk kanë humbur kurrë në 10 ndeshjet e fundit në kompeticionet Europiane me 7 fitore e 3 barazime. Në rast barazimi në kohën e rregullt, por edhe shtesat, fituesi do të shpallej pas penalltive, diçka që është përsëritur në 3 edicionet e fundit të Europa League.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share