Zejdi: Ne kemi dëshmi, të gjithë anëtarët e KSHZ-së do të përballen me padi penale

Në një deklaratë të dhënë gjatë emisionit “Klan Debat” në Klan Makedonia, Skender Rexhep Zejdi nga “Fronti Evropian” ka akuzuar anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për inxhiniering zgjedhor. Zejdi ka theksuar se ka prova të mjaftueshme që do të çojnë në ngritjen e padive penale kundër anëtarëve të KSHZ-së, duke i akuzuar ata për takime të fshehta dhe ndërhyrje në procesin zgjedhor.

Sipas Zejdit, këto veprime kanë tejkaluar çdo kufi të pranueshëm dhe kanë cenuar integritetin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka bërë thirrje për ndryshime të thella në mënyrën se si funksionon KSHZ, duke u zotuar se “Fronti Evropian” nuk do të lejojë që përkrahësit e tyre të mbeten pa përgjegjësi dhe do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha vendvotimet.

“Të gjithë ata antarë politik të KSHZ-së janë me mbështetje politike prandaj ka ndodhur dhe ky inxhijering zgjedhor. Këto çështje duhet të ndryshohen, sepse i ka tejkalu çkdo kufi. I kanë kyc gjykatësit adminitrativ, i kanë takuar personalisht në dhoma veçmas dhe anëtarët e KSHZ-së.
Kemi pasur dyshime, dhe sot ka dëshmi, të cilat do të shkojnë me padi penale, anëtartët e KSHZ-së do të përballen me padi penale.
Ne nuk i lëmë përkrahësit tonë pa përgjegjësi, Fronti Europian është përgjegjës për të gjitha vendvotimet ku ka marrë mbështetje nga qytetarët”, tha Zejdi./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share