Këngëtarja e njohur nga Kosova, Melinda Ademi ka hapur zemrën për herë të parë duke zbuluar detaje të reja nga jeta e saj private.
Gjatë një interviste në emisionin “The Elite Way”, Melinda ka treguar se është në një lidhje dashurie dhe është shumë e lumtur.
“Jam e dashuruar dhe jam në një lidhje. Nuk po ju tregoj me kë. Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gënjej”, tha këngëtarja duke mbajtur sekret emrin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën.
Pas deklaratës këngëtarja i bëri zemrën me duar të dashurit të saj, duke treguar se sa shumë e dashuruar është.
Fansat e Melindës janë bërë shumë kuriozë për të zbuluar identitetin e partnerit të këngëtares, ndërsa nuk dihet nëse i dashuri i saj është personazh i botës së ekranit apo jo.