Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm bëri një ulje të detyruar dhe të “fortë” të dielën. Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se helikopteri po fluturonte mbi një zonë malore me mjegull të dendur. Zoti Raisi po kthehej nga një vizitë në Azerbajxhan.
CNN njoftoi se 20 ekipe të shpëtimit janë të kyçur në kërkimet, por për shkak të kushteve të motit dhe terrenit të papërshtatshëm nuk mund të arrijnë në vendngjarje.
Moti i keq po ndërlikon përpjekjet e shpëtimit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve, Fars, u bëri thirrje iranianëve që të luten për Raisin ndërsa në televizionin shtetëror u transmetuan lutje.