Shoqata e Mjekëve Amë: 1.300 mjek amë në vend, së paku duhen 2.000!

19 Maji, Dita Ndërkombëtare e mjekëve amë i gjen këta të fundit jo në rrethanat më të mira të mundshme.

Mosha mesatare e mjekëve amë është rreth 60 vjeç dhe kjo  e dhënë, sipas Dragan Georgievski, kryetar i shoqatës së mjekëve amë “ ZLOM SM”, duhet të jetë alarmuese  për institucionet.

Sipas të dhënave zyrtare në vendin tonë ka 1.300 mjek amë, ndërsa  bazuar në numrin e popullsisë në vendin, ky numër duhet të jetë së paku dy mijë të tillë.

Në rrethana të tilla, ka qytete të cilat kanë një apo dy mjek amë. Gerorgievski thotë se mjekët e rinj ikin jashtë vendit, ndërsa kjo ka bërë që për shkak të nevojave të sistemit disa mjek të shtyjnë moshën e pensionimit.

“Përfundimisht, popullata e mjekëve amë është e vjetër. Ne kemi mjek të moshës 70 apo 73 vjeçare dhe ende punojnë për shkak të nevojave të sistemit, sepse mjekët e rinj ikin jashtë vendit apo në specializime të tjera. E gjitha kjo është për shkak të poagave të ulëta, kapitacionit të ulët në këtë gjendje ekonomike të vështirë. 03:03 Ka vende në të cilat ka numër shumë të vogël të mjekëve amë. Për shembull në Krushevë ka një apo dy mjek amë. Në Dojaran ka vetëm një. Ne vërejmë se edhe në komunat e Shkupit po ulet numri I mjekëve amë”, deklaroi Georgievski.

Nga kjo shoqatë sot organizuan aktivitet për kontrollë mjekësore, me qëllim rritjen e e vëtëdijës së qytetarëve për rëndësinë e kontrolleve mjekësore parandaluese.

Mjekët e angazhuar sot në këtë aktivitet thonë se për fat të keq edukimi mjekësorë i shoqërisë është i dobët.

Por, sa qytetarët I bëjnë kontrollet e nevojshme mjekësore.

Qytetarët:

“Sigurisht që I bëjmë kontrollet, por e kemi të vështirë për termine tek specializantët. Ka raste kur presim me muaj për një termin. Nuk e di nëse të tjerët I bëjnë rregullisht kontrrollet në mjek. Unë personalisht I bëj.”

“00:15 Si çdokund, nuk janë të gjithë të edukuar. Unë personalisht I bëj kontrollet në kohë. Sigurisht varet edhe nga mosha. Ne më të moshuarit i kushtojmë më shumë rëndësi kontrolleve.”

“00:26 Nuk shkoj rregullisht. E di pse është e nevojshme,  dhe sa e rëndësishme është të bëhen kontriolle të tilla. Nuk shkoj rregullisht, por do ishte mirë ta bëja.”

“00:24 Sigurisht që është shumë e rëndësishme. Unë vij nga Finlanda dhe atje në I kushtojmë shumë rëndësi që të bëjmë në kohë analizat e gjakut, apo që edhe fëmijët tanë të veprojnë ashtu.”

Moto e aksionit të sotëm ishte “ Njerëz të shëndetshëm, planet i shëndetshëm. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share