Diplomatja amerikane Alen në Kosovë/ Prishtina dhe Uashingtoni bashkë kundër manipulimit të informacionit!

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka takuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vizita e zyrtares Allen simbolizon partneritetin e palëkundur mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe dëshmon përkushtimin e ndërsjellë për bashkëpunim, me qëllim të luftimit të sfidave të përbashkëta.

Ndërkaq, Diplomatja amerikane, Liz Allen, e ka konsideruar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si hap thelbësor në jetësimin e synimeve euro-atlantike të Kosovës.

Bërja e hapave drejt Asociacionit ka qenë kusht për Kosovën edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share