Dënohet me 30 vite burg personi që sulmoi Pelosin

Autori i cili dhunoi bashkëshortin e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në vitin 2022 është dënuar me 30 vjet burg. Pelosi kishte kërkuar që DePape t’i jepej një dënim i rëndë.

Personi që hyri me forcë në vitin 2022 në shtëpinë e ish kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi dhe sulmoi bashkëshortin e saj është dënuar me 30 vjet burg.

De Pope qëndroi i heshtur ndërsa gjykatësja lexoi vendimin e dënimit dhe herë pas here ulte sytë.

Autori hyri me force në shtëpinë e Pelosi në San Francisko në 28 tetor të 2022, një javë para zgjedhjeve të atij viti për Kongresin. Në kohën e sulmit, Pelosi ndodhej në Uashington.

De Pape, pranoi gjatë gjyqit se qëllimi i tij ishte të merrte peng Pelosi, e cila asokohe ishte kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, zyrtarja e dytë më e lartë në radhë për presidencën e Shteteve të Bashkuara.

44 vjeçari dhunoi bashkëshortin e Nancy Pelosi përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje dhe ta arrrestonte atë.

82 vjeçari  pësoi frakturë në kafkë dhe lëndime të tjera që i kanë lënë pasoja.Ai vazhdon të e ketë marrje mendsh, probleme me ekuilibrin dhe ka dëmtime të fijeve nervore në dorën e majtë.

Gazetare: Xhuana Lika/Reuters

Lexo gjithashtu
Total
0
Share