Gjendja shëndetësore pas atentatit/ Kryeministri Fico nuk është më në rrezik për jetën!

Kryeministri sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik për jetën. Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë delikate për tu transferuar në spitalin e kryqytetin.

Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit  të cilit ju bë ditë më pare.

Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për shtyp  zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Robert Kalinak.

Në bazë të mjekëve , mund të konstatojmë se pacienti aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tij, natyrisht, mbetet  ende e rëndë dhe i duhet një kohë e gjatë për tu  rikuperuar. Ne besojmë  fort se gjithcka do të shkojë mire.

Kalinak u tha gazetarëve se gjendja e Ficos është  ende shumë  delikate për të konsideruar transferimin e tij në spitalin e kryeqytetit. Megjithatë, sipas tij rreziku më I madh ka kaluar për momentin.

Gjykata vendosi të shtunën se autori I dyshuar do të qëndrojë në paraburgim pasi akuzohet për tentativë vrasje. Mediat vendase bëjnë të ditur se i dyshuari është një ish-roje sigurie në një qendër tregtare dhe autor i tre botimeve me poezi.

Të shtënat me armë ndaj kryeministrit sllovak  ishin përpjekja e parë për vrasjen e një lideri politik  të Evropës në  më shumë se 20 vite.

Gazetare: Xhuana Lika/Reuters

Lexo gjithashtu
Total
0
Share