Kryenistri izraelit Benjamin Netanjahu ka injoruar ultimatumin e ministrit të tij të luftës për një plan veprimi për Gazen brenda 8 qershorit.Ai thotë se përmbushja e kërkesave të tij do të sillte disfatën e Tev Avivit.
Kryeministri Benjamin Netanjahu ka injoruar ultimatumin e dhënë nga ministri i tij i Luftës Beni Gantz, i cili një ditë më parë paralajmëroi se do të jap dorëheqjen nëse qeveria nuk miraton deri më 8 qershor një plan paslufte për Rripin e Gazës.
Sipas Netanjahut përmbushja e kërkesave të tij do të çonte në humbjen e Izraelit.
Kushtet e vendosura nga Benny Gantz do të silllnin fundin e luftës dhe dhe një disfatë për Izraelin, braktisjen e shumicës së pengjeve, lënia e Hamasit të paprekur dhe krijimi i një shteti palestinez.
Në planin e tij gjashtëpikësh Gantz kërkon kthimin e pengjeve, rrëzimin e Hamasit , çmilitarizimin e Gazës dhe marrëdhënie të mira me Arabinë Saudite.
Qëndrimi I ashpër I ministrit të luftës vjen pas atij të ministrit izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant, I cili u shpreh disa ditë më parë se nuk do të qëndronte në postin e tij nëse Izraeli zgjidhte të risulmonte Gazën.
Kritikët e Netanyahut e akuzojnë atë se po kërkon të zgjasë luftën me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja, akuza që ai i mohon.