Boksieri Oleksandr Usyk është shpallur kampion i pakontestueshëm i boksit në botë, në kategorinë e peshës së rëndë, pas fitores që ka shënuar kundër Tyson Furyt, në garën e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, në orët e para të së dielës.
Tajson Fjuri humbi ndeshjen nga ukrainasi Oleksandr Usik, në përballjen që u zhvillua në Rijad të Arabisë Saudite.
“Betejë” e vërtetë u zhvillua në të gjitha raundet dhe në fund referët ishin ata që përcaktuan fituesin. Dy prej tyre I dhanë përparësi ukrainasit kurse njëri britanikut.
Për Tajson Fjurin kjo ishte humbja e parë në karrierë. Sipas tij, ai nuk e kishte merituar humbjen duke drejtuar “goditje të ulëta” ndaj kundërshtarit.
“Vendi i tij është në luftë dhe të gjithë ishin në anën e tij dhe ia dhanë fitoren” – ka deklaruar Fjuri.
Oleksandr Usik, fitoi ndeshjen e tij të 22-të nga po aq përballje dhe bëhet kampion I pakontestueshëm I boksit duke bashkuar të katërt titujt– WBC, WBA, WBO dhe IBF.
Për momentin nuk dihet se kur mund të jetë pjesa e dytë e këtij spektakli, por ka indikacione se dy boskierët më të mirë të peshave të rënda, mund të hyjnë sërish në ring, para përfundimit të këtij viti.