Kacarska s`po gjen “rehati” – sulmohet verbalisht në një Qendër Tregtare në Shkup!

Të shtunën në mesditë në afërsi të QT “Ramstore” në Shkup, një person i panjohur verbalisht ka kërcënuar Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, pas çka ka intervenuar sigurimi i saj.

“Zyrtarë policor të Stacionit Policor Qendër në orën 14.00 kanë pivuar nga liria 57-vjeçarsin V.PG nga Bogdanci, duke vepruar sipas denoncimit se në një lokal në QT në rajonin e Qendrës në Shkup, kishte dërguar kërcënime ndaj D.K (67) nga Shkupi me fjalët “do të përgjigjesh, tmerrshëm do të përgjigjesh”. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit dhe në koordinim me Prokurorin Publik, kundër tij, do të dorëzohet kallëzim penal sipas Nenit 144 të Kodit Penal” – ka njoftuar MPB-ja.

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Kryetarja e Gjykatës, Kacarska, në stacionin policor ka denoncuar sulmin verbal dhe cënimin e sigurusë. Deklaratë për ngjarjen kishin dhënë disa dëshmitarë.

Ndryshe, më 15 maj, në garazhin nëntokësor në ndërtesën në Qendër të Shkupit, pronë e Kacarskës, ishin gjetur një krevat i improvizuar dhe një thikë kuzhine./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share