Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë.

Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të shtunën se një operacion dyorësh për të hequr indet e vdekura nga plagët e shumta me armë zjarri kishte “kontribuar në një prognozë pozitive” për Fico.

“Gjendja e kryeministrit është stabile, por pavarësisht kësaj është ende serioze”, shtoi ajo.

Fico, 59 vjeç, u qëllua teksa përshëndeti mbështetësit pas një takimi të qeverisë të mërkurën në ish-qytetin e minierave të qymyrit Handlova. I dyshuari është goditur në tokë dhe është arrestuar.

Ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak, tha se gjendja e Ficos e k pamundësuar transportimi i tij në kryeqytetin, Bratislavë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share